Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill

Ajo erdhi nga Shqipëria në Prishtinë pa e ditur se çfarë surprize e priste. Nëna e saj e kishte sjellë në Sunny Hill Festival si dhuratën më të bukur për ditëlindje, transmeton albinfo.ch.

Era, një fanse 10-vjeçare e Katy Perry, përjetoi emocionin më të madh të jetës kur superylli botëror e ftoi pranë skenës dhe i këndoi vetëm asaj. E pushtuar nga emocionet, vogëlushja nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa edhe vetë Katy Perry u prek nga momenti.

Takimi i veçantë u shndërrua në kujtimin më të bukur të ditëlindjes së Erës, e cila këndoi së bashku me artisten hitin “Roar”, duke jetuar një ëndërr që për shumë fansa mbetet e paarritshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një moment emocionues që preku zemrat e publikut dhe dëshmoi se ndonjëherë, ëndrrat vërtet bëhen realitet./Albinfo.ch

The post Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill appeared first on Albinfo.