Kurti parakalon në tepihun e kuq të Kanës

Kryeministri Albin Kurti, pas qëndrimit gjashtë-ditor në Greqi, ka shkuar në Francë për Festivalin e Filmit të Cannes.

Mediumi francez ‘Canal +’ ka publikuar pamje përgjatë momentit të parakalimit të kryeministrit Kurti, i shoqëruar nga familja e tij, në tepihun e kuq në festivalin e filmit.

Kurti ka shkuar në premierë të filmit “Pa vend” nga Kosova për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufest në Prizren”, ka shkruar ai për filmin.

https://www.instagram.com/p/CRb60-Ghnnp/?utm_source=ig_web_copy_link

The post Kurti parakalon në tepihun e kuq të Kanës appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";