Ky shtet në momentet e fundit përjashtohet nga finalja e Eurovisionit

Mësohet se artisti holandez, Joost Klein, është përjashtuar nga finalja e Eurovisionit që mbahet sot [e shtunë].

Klein pati një incident në prapaskenë pas performancës në gjysmëfinale të enjten. Një anëtare e grupit të produksionit pretendoi se këngëtari holandez tentoi ta frikësonte. Policia suedeze më pas nisi hetimet, shkruan BBC.

Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që Kleini të vazhdonte në garë”, derisa të zhvillohet procesi ligjor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Klein ka thyer rregullat e garës”, thuhet tutje në reagimin e Eurovisionit.

Klein kishte qenë ndër favoritët për të fituar garën e këngës me “Europapa”.

“Europapa” i kushtohet babait të Kleinit, të cilën e humbi kur ishte 12-vjeçar. Tani 26-vjeç, këngëtari i kishte premtuar babait se një ditë do të arrinte në skenën e Eurovizionit.

Me largimin e Holandës, në finale do të garojnë 25 këngë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Ky shtet në momentet e fundit përjashtohet nga finalja e Eurovisionit appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";