Libri i Barack Obamas shitet në mbi 3 milionë kopje në vetëm një muaj

Libri “A Promised Land” që në shqip përkthehet “Një tokë e premtuar” ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi 3 milionë kopje, pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.

Shtëpia botuese “Crown” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3.3 milionë në SHBA e Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.

Në “A Promised Land” i cili është një nga dy vëllimet e planifikuara, trajtohet zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008 dhe periudha e parë e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje.

 

The post Libri i Barack Obamas shitet në mbi 3 milionë kopje në vetëm një muaj appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";