Libri i Lea Ypit “Frei” promovohet në Cyrih më 6 prill

Librit të autores shqiptare nga Londra, Lea Ypi “Frei. Erwachsenwerden am Ende der Geschichte” (“Të lirë. Të rritesh në fund të historisë”), botuar nga shtëpia botuese “Suhrkamp” është duke ju bërë këto ditë promovim i madh në mediat në hapësirën gjermanishtfolëse.

Promovime të këtij libri janë planifikuar apo tashmë janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme, shkruan albinfo.ch. Kështu, promovimi i radhës është në Cyrih, në Literaturhaus, më 6  prill, e mërkurë, me fillim në orën 19.00

Lea Ypi ka studiuar filozofinë dhe letërsinë ndërsa është profesoreshë e teorisë politike në universitetin London School of Economics. Ajo, me librin e saj të parë autobiografik ajo u nominua për çmimin Baillie Gifford për Non-Fiction (libra jo artistikë) në vitin 2021.
Shqipëria 1989: Fortifikata e fundit staliniste në Evropë, një vend i izoluar, i vështirë për t’u vizituar dhe akoma më i vështirë për t’u larguar nga ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për vajzën dhjetë vjeçe, Lea Ypi, ky vend është shtëpia e saj: një vend sigurie dhe lirie. Por çfarë është në të vërtetë liria, pyet veten Lea në trazirat që do të pasojnë…

Pasi ka punuar në Paris, Oksford, Stanford dhe Frankfurt, Lea Ypi tani është profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics. Me librin “Frei” (Suhrkamp 2022, përktheu nga anglishtja, Eva Bonné) ajo prezanton librin e saj të parë autobiografik jo-fiction.

Promovimi, në praninë e autores, bëhet në bashkëpunim me Institutin Zviceran për Kërkime Ndërkombëtare siaf.

Moderatore: Gesa Schneider.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendi: Literaturhaus Zurich, Limmatquai 62, 8001 Cyrih
Çmimi për hyrje: CHF 20.00/14.00, për anëtarët e MUG 12.00 / “pay what you can Tickets” për transmetimin e drejtpërdrejtë CHF 5.00/10.00
Gjuha: Biseda do të zhvillohet në gjuhën angleze.

The post Libri i Lea Ypit “Frei” promovohet në Cyrih më 6 prill appeared first on Albinfo.