Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllake, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakat shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Rita, e cila sot është 30 vjeçe, ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.

Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.

Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si panliste në spektaklin “The masked Singer”.

Ora shquhet si një nga muzikantet më të njohura në botë, e cila numëron plot 13 këngë nga karriera e saj që kanë arritur të jenë gjithmonë në top 10 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – çka është një rekord i një artisteje femër britanike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Londër: Rita Orës i vendoset pllakë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj appeared first on Albinfo.