
Bëhet e ditur se sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi do të bëjë debutimin e saj në skenën e famshme të Royal Opera House në Londër në rolin e Leonorës në operën “Il Trovatore” të Giuseppe Verdit, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë lumturinë time”, ka shkruar ajo.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të ngjitem në këtë skenë legjendare dhe të sjell në jetë njërën nga heroinat më pasionante dhe më të fuqishme të Verdit,” shprehet tutje artistja.
Advertisement
Datat e debutimit: 9, 12, 16 dhe 19 korrik.
Kjo është një arritje madhështore për artisten dhe një moment historik për kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare.
The post Londër: Sopranoja Marigona Qerkezi do të performojë në Royal Opera House appeared first on Albinfo.
Advertisement