
Mësohet se aktorja dhe regjisorja shqiptare, Luana Bajrami, fitoi dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stokholm, transmeton albinfo.ch.
Ajo është vetëm 20-vjeçare dhe u vlerësua në Festivalin e Filmit në Stokholm me dy çmime, për debutimin më të mirë dhe për skenarin më të mirë.
Vlen të theksohet se filmi i saj energjik quhet “Luaneshat e kodrës” dhe mori shumë vëmendje kohë më parë edhe në Festivalin e Filmit në Kanë.
Bajrami ka filluar të merret me film qysh në moshën dhjetëvjeçare dhe ka luajtur në “Portreti i një gruaje në zjarr”.
Ndërkohë, filmi ”Luaneshat e Kodrës” është një bashkëprodhim i Kosovës me Francën, transmeton tutje albinfo.ch.
Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luana Bajrami. Ky film bën fjalë për rebelimin e tri vajzave të reja, të cilat po mendonin se ëndërrat dhe ambiciet e tyre po mbyteshin. Në këtë synim s’arrin kush t’i ndalojë, prandaj mendojnë se ka ardhur koha për ta ngritur zërin. /Albinfo.ch
The post Luana Bajrami, fituese e dy çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stokholm appeared first on Albinfo.