minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Marigona Qerkezi do të debutoj në qytetin e lindjes, në teatrin Shtetëror të Kroacisë, Zagreb

0
Marigona Qerkezi do të debutoj në qytetin e lindjes, në teatrin Shtetëror të Kroacisë, Zagreb

Soprano shqiptare, Marigona Qerkezi, ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena anembanë botës dhe vazhdon të marrë role të mëdha në shumë evente artistike, shkruan albinfo.ch.

Marigona Qerkezi, e cila me zërin e saj të fuqishëm dhe me paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën dhe është fituese e shumë çmimeve të rëndësishme.

Por, një ndjenjë të veçantë ajo e nda me ndjekësit e saj në mbrëmjen e djeshme, duke njoftuar do të debutoj në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb me një nga veprat e njohura të Verdit.

Advertisement

Postimi i plotë:

“Lajm i mrekullueshëm Great news

Po e filloj vitin me një angazhim shumë të rëndësishëm për mua.

Do të debutoj në Teatrin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb, në qytetin tim të lindjes.

Advertisement

Jam shumë e lumtur të interpretoj rolin e Leonoras nga opera “Il Trovatore” e Giuseppe Verdit nën dirigjimin e Maestro Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard.

Shfaqjet janë më 19 / 22 dhe 26 Janar 2022. Mirësevini” shkruan Qekrezi.

The post Marigona Qerkezi do të debutoj në qytetin e lindjes, në teatrin Shtetëror të Kroacisë, Zagreb appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit