Marrëveshje bashkëpunimit mes të Bibliotekës Kombëtare nga Kosova dhe Bayerische Staatsbibliothek nga Gjermania

Sot, në Mynih, në kuadër të takimit zyrtar të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe Ministrit të Kulturës të Bavarisë, Markus Blume me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, është nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Fazli Gajraku, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe Klaus Ceynowa, drejtori i Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë, shkruan albinfo.ch.

Marrëveshja e Bashkëpunimit synon zhvillimin e një partneriteti të bazuar në bashkëpunimin që përfshin fushat shkencore, profesionale, të digjitalizimit dhe të veprimtarive kulturore.

Kjo Marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e një bashkëpunimi bazuar në nevojat e partneritetit dhe përfitimit reciprok, përfshirë këtu: shkëmbimin e ndërsjellë të të dhënave bibliografike; mbështetje për hulumtuesit shkencorë; bashkëpunim në zhvillimin dhe implementimin e projekteve shkencore; bashkëpunim në fushën e digjitalizimit; informacion të ndërsjellë rreth botimeve me qasje të hapur; shkëmbim të ekspertizës dhe përvojës shkencore; organizim të ngjarjeve të përbashkëta si konferenca shkencore, seminare dhe ekspozita; shkëmbim të materialit informativ dhe të publikimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfaqësuesit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë, do të vijojnë komunikimin për të çuar përpara, nëpërmjet hapave konkretë, bashkëpunimin midis tyre.

Kontribut të veçantë për arritjen e këtij bashkëpunimi dha Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih dhe Konsulli i Përgjithshëm z. Afrim Nura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Marrëveshje bashkëpunimit mes të Bibliotekës Kombëtare nga Kosova dhe Bayerische Staatsbibliothek nga Gjermania appeared first on Albinfo.