Mbi 500 milionë herë Rita Ora është dëgjuar në Spotify gjatë 2021-ës

Duket se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, edhe këtë vit ka shënuar suksese të mëdha e ka qenë në vëmendje përgjatë gjithë kohës.

Ajo e dëshmon se po vazhdon të jetë një nga emrat më të dëgjuar në bazë të një njoftimi të bërë së fundmi.

Platforma më e madhe muzikore, Spotify, ka nxjerrë statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2021.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rita sivjet u dëgjua mbi 507.8 milionë njerëz nga plot 60.1 milionë dëgjues në mbarë botën.

Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24. 5 milionë.

E lumtur për këtë sukses, këngëtarja nga Kosova falënderoi fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit që më keni dëgjuar. Jam shumë falënderuese për secilin prej jush”, ka thënë Ora.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mbi 500 milionë herë Rita Ora është dëgjuar në Spotify gjatë 2021-ës appeared first on Albinfo.