Mbi heqjen e policës kufitare, pushimet verore dhe zhurmën e analistëve  

Shumë zhurmë për asgjë! Vërshuan reagimet boshe menjëherë pas heqjes së policës kufitare për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të Evropës, të cilët  nga 1 korriku nuk do të paguajnë sigurimet kufitare kur hyjnë në Kosovë. 

Disa organizata të shoqërisë civile kosovare e kundërshtuan këtë vendim që sipas tyre ka tendencë për keqpërdorim të parasë publike përmes financimit nga buxheti i Kosovës duke harruar që shoqatat e sigurimeve me vite kanë mbledhur haraç në kufi pikërisht nga mërgimtarët, dërgesat e të cilëve pritet të arrijnë mbi 1 miliard euro në fund të këtij viti. 

Reagime të këtilla pa asnjë analizë ekonomike irrituan mërgimtarët, të cilët këtë verë mezi presin të vijnë në atdheun e tyre për pushime, pas një viti të humbur nga pandemia. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpenzimet e policës kufitare kapin vlerën deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët por kritikët nga shoqëria civile dhe disa pseudo analistë që nuk ndalen me fyerjet e njëpasnjëshme për diasporën, harruan miliardat që mërgimtarët sjellin për çdo vit në vendin e tyre! 

Nëse ky mbulim i pagesës është plotësisht i pajustifikueshëm atëherë si mund të shpjegohen pritjet për nivelin e rritjes ekonomike deri në 6 për qind, që në këtë rritje, pashmangshëm do të ndikojë ardhja e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, për pushime në Kosovë.Madje këtë verë mund të tejkalojnë të gjitha rekordet ngase pritet një fluks më i madh mërgimtarësh, që do të plotësojnë edhe mungesën e detyruar të vitit të kaluar. 

Mbulimi i kostos së policës kufitare për mërgimtarët nga Qeveria është më së paku një mirënjohje për ta ndërsa nga ana tjetër shmang pritjet nëpër kufij të Kosovës, pritje që nuk janë të pakta në itinerarin e tyre në shumë shtete, për të ardhur në Atdhe. 

Me polica kufitare dhe pa to, platforma mediale Albinfo.ch po vazhdon me misionin e saj jo vetëm të informimit të përditshëm por edhe të mbrojtjes së  të drejtave të pjesëtarëve të diasporës, si dhe të mbajtjes së lidhjeve të fuqishme me atdheun e tyre. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe në këtë numër special të verës në magazinën albinfo.ch do të luajmë rolin e ciceronit turistik duke treguar gjithçka për destinacionet tashmë të njohura turistike, në Kosovë që duhen vizituar gjithsesi. 

Janë vende ku ju presin eksperienca të jashtëzakonshme gjatë pushimeve. 

Për t`i bërë më të njohura këto vende dhe potencialin turistik që disponojnë ato, magazina  albinfo.ch online&print në këtë botim special të verës sjell një prezantim ekskluziv të ofertave turistike të Kosovës. 

Kënaquni me bukuritë e Kosovës! 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Mbi heqjen e policës kufitare, pushimet verore dhe zhurmën e analistëve   appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";