Mbrëmje e madhe kulturore në Universitetin e Lozanës, shfaqen 3 filma me regji të Burim Halitit

Mbrëmë, më 18 mars në Universitetin e Lozanës, është mbajtur një event kulturor në fushën e kinematografisë, ku kanë marrë pjesë studentët shqiptarë dhe të huaj të Universitetit të Lozanës për të shikuar tre filmat me metrazh të shkurtër me regji të Burim Halitit.

Të pranishëm ishin përveç studentëve, edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë, Valon Gashi dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës, Gjenis Haxhimehmeti gjithashtu përfaqësues te shoqatave kulturore artistike, përfaqësues të Zyrës Migracionit për Lozanë dhe i deleguari për integrim dhe institutit shqiptaro-zviceran, njofton albinfo.ch.

Organizues i këtij eventi ishin shoqatat e studentëve të Lozanës, Gjenevës dhe Fribourgut, ndërsa sponsor medial Albinfo.ch (online/print) me drejtorin e saj Sevdail Tahiri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Regjisori Burim Haliti kërkoi që kultura shqiptare dhe sidomos ajo e filmit të ketë një mbështetje më të madhe nga ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës pasi kjo është dhe një shprehje e identiteti kulturor e të gjithë shqiptarëve.

Më pas diskutimit të hapur eventi ofroi dhe një koktei ku dialogu për kulturën shqiptare ishte më e gjallë se kurrë.

Organizatorët falënderojnë prindërit dhe studentët që kontribuuan në koktein e ofruar po ashtu dhe zotëri Farhad Faraj ‘Hotel l’Ours’’ për kontributin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";


The post Mbrëmje e madhe kulturore në Universitetin e Lozanës, shfaqen 3 filma me regji të Burim Halitit appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";