Mbrëmje shqiptare në Vjenë me shkrimtarin Arben Kallamata

Një mbrëmje që  filloi shumë e qetë, ndërkohë që inspiroi pyetjet më largpamëse që angazhojnë nocionin e shqiptarisë në shekuj. Mes rreshtash dhe antitezash u diskutua rreth identitetit të popullit shqiptar, duke shtruar një pyetje legjitime, gjendet ai ende në një krizë të pa rikuperuar apo është thjesht një trend i nivelit të personalitetit kombëtar momental?

Një pyetje që u shtrua përreth dy romaneve të autorit që: A është e afërt apo e largët ideja e pasqyrimit të shqiptarëve të Arben Kallamatës?

Këto nocione dhe mentalitete shqiptare i trajton Kallamata në dy romanet e tij “Hijet e muzgut” dhe “Un Mort” duke rikthyer historinë nëpërmjet stilit të rafinuar letrar, gjë që njihet relativisht vonë në traditën e letërsisë shqiptare. Fokusi kryesor qëndron nën penën tërheqëse të Kallamatës në ndërthurjen e elementeve historikë dhe mitologjikë duke i dërguar këto në një dimension antitezash në të cilin ai pozicionon dhe nocionin e identitetit të shqiptarëve. Sigurisht fantazia e tij si dhe pena analiste dhe tejet metaforike ofrojnë për lexuesin një përjetim të veçantë, të paharrueshëm, shkruan albinfo.at

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përpunimi i të kaluarës është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe rigjetjen e “UNIT” filozofik dhe identitar shqiptar. Projektimi dhe reflektimi i të kaluarës sonë na tregon së fundmi siç thotë dhe Gandhi: “Historia i mëson njerëzit që ata s´mësojnë nga historia.” Pra, vlen për ne shqiptarët, që dikur duhet të fillojmë të mësojmë nga historia jonë.

Mbrëmja u organizua nga “Glanz- Ing. Tendler  Performances”, Znj. Ingrid Mukeli Tendler, Z. Benson Tendler, Znj. Matilda dhe Z. Arben Seferi, Z. Arben Spiro etj.

Romanet e Arben Kallamatës mund ti gjeni në Adrion Tiranë, Amauon si dhe Amazon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mbrëmje shqiptare në Vjenë me shkrimtarin Arben Kallamata appeared first on Albinfo.