Mbrëmje tematike: “Arbëreshët: model dhe frymëzim edhe për ne sot”

Nën moton “GJURMËVE TË RRËNJËVE TONA”, Misioni Katolik Shqiptar në Luzern dhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” organizojnë mbrëmje kulturore mbi temën: “Arbëreshët: model dhe frymëzim edhe për ne sot”.

Në këtë mbrëmje do të ketë disa ligjërata lidhur me temën e përmendur, pika muzikore që korrespondojnë me këtë tematikë dhe një ekspozitë të arteve pamore.

Pas këndimit të Himnit Kombëtar të At Gjergj Fishtës nga Kori i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, me fjalën e hapjes paraqitet Nue Zalli, kryetar i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” në Luzern.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Profesori i njohur i filozofisë, nga Universiteti i Proishtinës, dr. Blerim Latifi do të lexojë ligjëratën e tij me temën “Arbëreshët: model dhe frymëzim në ruajtjen e identitetit kulturor dhe shpirtëror”.

Në vazhdim promovohet libri i rexhep Rifatit: “Arbëreshët – Fotosintezë e shpirtit tim”.

Kreu i Misionit Katolik Shqiptar të Lucernit, Dr. Don Anton Uka paraqitet me ligjëratën e tij: Fuqia e një ideje: “Gjurmëve të rrënjëve tona”

Në kuadër të mbrëmjes do të ketë edhe një Ekspozitë të pikturave, nga piktorët: Marigona Toma, Kristina Martini-Komani dhe Arsim Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mes të përshëndetjeve, ligjëratave dhe fjalimeve, me pika muzikore, disa këngë dhe melodi arbëreshe do të prezantohet këngëtarja Enkelejda Basha e shoqëruar nga pianistja e njohur shqiptare nga Gjeneva, Ermira Lefort.

LUZERN, 17 QERSHOR, 2023

ORA 19:00

RODTEGGSTRASSE 6 6005 LUZERN

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mbrëmje tematike: “Arbëreshët: model dhe frymëzim edhe për ne sot” appeared first on Albinfo.