Media austriake e vlerëson piktorin shqiptar Gazmend Freitag

Piktori Gazmend Freitag është një mjeshtër profesional i portreteve, të cilat në imtësi shumë të vogla përputhen thuajse tërësisht me origjinalin, transmeton albinfo.ch.

Artisti shqiptar jeton dhe vepron në Austri, por asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e tij. Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1990.

Portali austriak ”Linztermine” i ka kushtuar një shkrim piktorit të mirënjohur shqiptar Gazmend Freitag dhe ekspozitës së tij të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 1 mars 2021 artisti do të vijë me 20 kompozime të reja nga qyteti ku ai jeton.

“Një person i shoqërueshëm dhe kozmopolit, piktori shqiptar Gazmend Freitag vlerëson vendlindjen e tij të adoptuar, qytetin e Linzit. Projekti i tij i fundit LINZI IM është frymëzuar nga arkitektura interesante e qytetit, mirësia e njerëzve dhe peizazhi i bukur përgjatë Danubit. Ekspozita është një deklaratë dashurie për qytetin, i cili është bërë një burim frymëzimi për artistin”, thuhet në artikull.

The post Media austriake e vlerëson piktorin shqiptar Gazmend Freitag appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";