minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Merkel protagoniste e një filmi gjerman, ku figura e saj shndërrohet në detektive

0
Merkel protagoniste e një filmi gjerman, ku figura e saj shndërrohet në detektive

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel bëhet detektive në një film televiziv gjerman, i cili do të nisë transmetimet më 21 mars. Televizioni privat Rtl do të transmetojë “Miss Merkel – Një rast kriminal në Uckermark”, protagoniste e së cilës është në mënyrë hipotetike Angela Merkel, e cila pas daljes në pension është bërë një hetuese e mprehtë e modelit të Agatha Christie’s Miss Marple. Në rolin e ish-kancelares është aktorja gjermane 69-vjeçare Katharina Thalbach.

Filmi televiziv është i bazuar në serinë e librave “Miss Merkel”, nga autori David Safier. Në tregimin e parë televiziv, personazhi i frymëzuar nga ish-kancelarja vendoset në rrethin Uckermark në Gjermaninë verilindore për të jetuar me burrin e saj dhe një qenin e quajtur Helmut. Duke qenë e mërzitur, detektivja Merkel do të fillojë të hetojë një vrasje misterioze, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.

David Safier, shkrimtari nga librat e të cilit është frymëzuar filmi, ka krijuar nga Angela Merkel, të cilën të gjithë e njohim, një lloj figure përrallore, një përzierje mes ish-kancelares dhe një pensionisteje, e cila shndërrohet në Miss Marple. Një veprim që për shumëkënd mund të konsiderohet i rrezikshëm, duke qenë se bëhet fjalë për gruan politikane më të rëndësishme dhe me ndikim në historinë gjermane.

Advertisement

 

 

The post Merkel protagoniste e një filmi gjerman, ku figura e saj shndërrohet në detektive appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit