Moda Ademi shkëlqen sërish në skenën e “Jaboro Nights” në Biel/Bienne

Tashmë 10-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin Jazz Pop Rock – Jaboro Nights, organizuar nga Musikschule Biel në sallën Aula BBZ/CFP, në datat 19–21 maj 2025, shkruan albinfo.ch.

Nxënësja e klasës së 4-të, e cila tashmë ka një përvojë të hershme në skenë, fitoi duartrokitjet e publikut me paraqitjen e saj të sigurt dhe tërheqëse. Ky është viti i dytë që Moda ngjitet në këtë skenë, duke dëshmuar rritjen e saj artistike dhe dashurinë për muzikën.

Koncerti “Jaboro Nights” është një ngjarje e rëndësishme lokale që mbledh nxënësit muzikantë për të prezantuar talentin e tyre në zhanret Jazz, Pop dhe Rock, dhe Moda është tashmë një emër i njohur për të pranishmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Moda Ademi shkëlqen sërish në skenën e “Jaboro Nights” në Biel/Bienne appeared first on Albinfo.