MuralFest Kosovo, vjen me edicionin e 6-të

Nga data 12 qershor deri mē 20 qershor, qyteti i Ferizaj dhe Gjakovës do të jenë nikoqirë të festivalit të 6-të “MuralFest Kosovo”

“Shtëpia ime…Vendi, ku gëzimi i kthimit mposht frikën e ikjes”, është moto e festivalit për këtë vit, raporton Albinfo.ch.

Edicioni 6-të, sipas organizatorēve do t’i kushtohet sfidave që i kanë përcjellur qytetarët e Kosovës që nga eksodi ’99, rikthimin e tyre në Kosovë si dhe vështirësitë që kanë patur në rindërtimin e shtetit. “Bëhet ndërlidhja mes të kaluarës, të ardhmes dhe kontribuimit të të rinjve në zhvillimin e shtetit, duke theksuar rëndësinë e historisë dhe rrugëtimin që Kosova ka patur si përcaktor i të ardhmes së tyre”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

https://www.facebook.com/watch/?v=525292292157671

The post MuralFest Kosovo, vjen me edicionin e 6-të appeared first on Albinfo.