Musa Nela është kualifikuar si Barrister, profesion juridik që i mundëson përfaqësimin e klientëve në gjykatë në sistemin e Anglisë dhe Uellsit, transmeton albinfo.ch.

Musa Nela ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij profesional në Mbretërinë e Bashkuar, duke u kualifikuar si Barrister, profesion që përfaqëson një nga nivelet më të larta të praktikës juridike në sistemin anglez dhe uellsian.

Krahas kualifikimit profesional, Nela ka përfunduar edhe programin PGDiBP – Postgraduate Diploma in Barrister Practice, duke avancuar më tej përgatitjen e tij për ushtrimin e profesionit të barrister-it.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke reflektuar mbi këtë etapë të re, Nela ka shprehur mirënjohje për profesorët, bashkëmoshatarët dhe njerëzit e afërt që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

“Dua të pranoj udhëzimet e profesorëve tanë, mbështetjen e bashkëmoshatarëve të mi dhe të njerëzve në jetën time që më kanë mbajtur në këmbë gjatë gjithë këtij rrugëtimi”, është shprehur ai.

Nela ka theksuar gjithashtu peshën e përgjegjësisë që sjell profesioni i ri, duke nënvizuar se tashmë do të mbajë në duart e tij çështje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen dhe lirinë e njerëzve.

“Kjo është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë dhe një që kam ndërmend ta nderoj çdo ditë në praktikë”, ka deklaruar Nela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arritja e tij përbën një tjetër shembull të suksesit të profesionistëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të rrugëtimit akademik e profesional drejt niveleve të larta të profesionit juridik./Albinfo.ch

The post Musa Nela bëhet avokat i licencuar në Mbretërinë e Bashkuar, arrin një tjetër sukses në karrierën juridike appeared first on Albinfo.