Mynih: Ekspozitë për kujtesën historike dhe mbrëmje festive shqiptare

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih mori pjesë në dy ngjarje të veçanta, të mbushura me emocione dhe krenari kombëtare, të organizuara nga Shoqata Shqiptare “Bekim Berisha – ABEJA” në Moosburg, afër Mynihut, transmeton Albinfo.ch.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, organizata For New Life Kosovo prezantoi ekspozitën me fotografi nga masakrat e luftës në Kosovë, duke sjellë në kujtesë momentet e dhimbshme, por edhe dëshmitë e sakrificës dhe qëndresës së popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ekspozitë u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës historike – vlerë që përbën rrënjën e identitetit kombëtar dhe një obligim moral ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.

Në të njëjtën mbrëmje, Darka e Lamës në Sofrën Dardane mblodhi dhjetëra bashkatdhetarë në një atmosferë të ngrohtë e festive, ku tradita, arti dhe mikpritja shqiptare u ndërthurën në mënyrë të bukur. Pjesëmarrësit shijuan një program kulturor të pasur, me këngë, valle e lojëra tradicionale, që dëshmuan dashurinë dhe përkushtimin e diasporës ndaj rrënjëve dhe trashëgimisë kombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve gjermane, përfshirë Kryetarin e Komunës së Moosburgut, z. Josef Dollinger, dhe Kryetarin e Komunës së Bruckbergut, z. Rudolf Radlmeier, si dhe nga Kosova Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, të cilët vlerësuan kontributin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore e kulturore të Bavarisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditave, kujtesës historike dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke i cilësuar ato si ura lidhëse mes brezave dhe atdheut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih shprehu mirënjohje për Shoqatën “Bekim Berisha – ABEJA”, kryetarin e saj Faton Ismajli dhe sekretarin Arif Arifaj, për organizimin shembullor dhe për përkushtimin e të gjithë bashkatdhetarëve që mbajnë gjallë shpirtin shqiptar në Gjermani. /Albinfo.ch

The post Mynih: Ekspozitë për kujtesën historike dhe mbrëmje festive shqiptare appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";