
Mbrëmë Opera e Kosovës ka mbajtur premierën e operës `La Traviata” të mjeshtrit Giuseppe Verdi` në sallën e sportit `1 Tetori`, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se rolet kryesore u prezantuan sopranoja Besa Llugiqi (Violeta Valery), tenori Emanuele D’Aguanno (Alfredo Germont) dhe baritoni Gëzim Myshketa (Giorgio Germont). Në këtë shfaqje mori pjesë trupa me rreth 150 artistë e staf mbështetës.
Produksioni i parë i “La Traviata” nga Opera e Kosovës u realizua në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filarmonisë së Kosovës.
Advertisement
The post Natë magjike, premiera e operës “La Traviata” appeared first on Albinfo.