Ndahet nga jeta At Antonio Belushi, “ati shpirtëror i arbëreshëve”

Është ndarë sot nga jeta At Antonio Bellusci (Belushi) arbëreshi i cili me jetën dhe veprën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.

I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Bellusci, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ja ka kushtuar qenies arbëreshe, mbijetesës së “gjakut të shprishur”. Veprimtaria e tij është shtrirë shumë përtej asaj të një kleriku dhe kap majat që ka njohur bota arbëreshe  në kohën tonë.

I quajtur edhe si “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, At Antonio Bellusci është më meritori për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të komunitetit që prezantonte, shkruan albinfo.ch. Më shumë se kaq, ai ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar, gjithandej nëpër botë. Po ashtu Bellusci njihet si mbështetës i arvanitasve të Greqisë, të cilët i ka njohur dhe studiuar mbase si askush tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

At Antonio ishte adresa e pashmangshme dhe mikpritëse e pothuaj të gjithë shqiptarëve nga “përtej detit” që vizitonin arbëreshët, duke mbetur gjithnjë në dispozicion të tyre me njohuritë dhe kompetencën e lartë që kishte për botën arbëreshe. Po ashtu biblioteka  e tij personale është model për ruajtjen e librave dhe revistave nga e gjithë bota shqiptare.

Shembulli prej rilindasi të vërtetë, në kushte të reja, të cilin Belushi e mishëronte në tërësi, mbetet uniuk dhe i papërsëritshëm.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndahet nga jeta At Antonio Belushi, “ati shpirtëror i arbëreshëve” appeared first on Albinfo.