minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndalohet pjesëmarrja e përfaqësuesve rusë në Festivalin e Filmit në Kanë

0
Ndalohet pjesëmarrja e përfaqësuesve rusë në Festivalin e Filmit në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të bojkotojë kineastët rusë.

Filmat e tyre do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit, por në event nuk lejohet pjesëmarrja e asnjë zyrtari të lidhur me qeverinë e Kremlinit.

Gjatë një konference për shtyp në Pallatin e Festivaleve, në prag të hapjes së Festivalit të Kanës, drejtori i këtij eventi shpjegoi përse nuk do të ketë përfaqësues zyrtarë rusë në këtë organizim.

Advertisement

Festivali i ndaloi pjesëmarrjen delegacionit nga Rusia, por kinematografia ruse nuk do të bojkotohet.

“Ne dhamë një deklaratë për shtyp 2 muaj më parë, në fillim të luftës, për të përcaktuar qëndrimin tonë të qartë se nuk do të ketë asnjë përfaqësues rus, kjo përfshin trupa qeveritare ose nga qeveria e vendit. Ideja e një bojkoti total, që u kërkua jo nga autoritetet ukrainase, por nga njerëz shumë ekstremë, është një pozitë që unë mund ta kuptoj. Të paktën kuptoj arsyen përse na e kërkojnë, sepse këta njerëz po bombardohen. Është një vend që po sulmohet, që po pushtohet”, tha Drejtori i Festivalit, Thierry Fremaux.

Për drejtorin e festivalit, ky është një shans për të mbështetur rusët që nuk janë dakord me luftën dhe për t’i ofruar mbështetje popullit ukrainas, përcjell tutje albinfo.ch

The post Ndalohet pjesëmarrja e përfaqësuesve rusë në Festivalin e Filmit në Kanë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit