Pas një sëmundje të shkurtër në Meksikë ndërroi jetë dramaturgu, poeti dhe profesori i shquar shqiptar Xhevdet Bajraj.

Lajmin e bënë të ditur familjarë të tij. I ndjeri
Xhevdet Bajraj ishte ndër poetët më të shquar në Kosovë dhe autor i më shumë se 25 vëllimeve poetike, të cilat janë të përkthyera në shumë gjuhë.

Ai po ashtu ishte fitues i shumë çmimeve mes tjerash edhe atë për librin më të mirë me poezi si në vitin 1993 ashtu edhe në vitin 2000, çmim ky i dhënë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, ai fitoi edhe çmimin ndërkombëtar “Goliardos” për poezinë në 2004; çmimin Katarina Josipi në vitin 2010 për dramën më të mirë të shkruar në shqip; çmimin e parë në Festivalin e Monodramës, në Vlorë, Shqipëri në 2013; dhe çmimin për librin më të mirë me poezi në vitin 2015.

Që nga viti 1999, atëherë kur Bajraj dhe familja e tij u dëbuan nga Kosova, ai fitoi azil në meksikë ku jetoi dhe veproi.

The post Ndërron jetë autori i njohur shqiptar, Xhevdet Bajraj appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";