
Në prozën magjepsëse, Lea Ypi tregon për rritjen e saj në Shqipërinë (post)staliniste, një vend i izoluar që ishte i vështirë për t’u vizituar dhe akoma më i vështirë për t’u larguar.
Zotëronte një ekonomi me mungesa, policia sekrete dhe sundimi i proletariatit. Vendin e fesë e kishte zënë komunizmi. Për dhjetëvjeçaren Lea Ypi, ky vend ishte shtëpia e saj: një vend sigurie, mësimi, shprese dhe lirie. “Frei” (Të lirë) është një kujtim bindës dhe një reflektim perceptues mbi kufijtë e përparimit dhe barrën e së shkuarës, për idealet e shkëlqyera dhe realitetin e ashpër. Mbi të gjitha, për jetën e njerëzve të kapur në stuhinë e historisë.
Lea Ypi (*1979 në Tiranë) është profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics dhe “një nga mendimtaret më të rëndësishme në Evropë” (Paul Mason).
Debutimi i saj autobiografik “Frei” u nominua për çmimin prestigjioz Baillie Gifford për Non-Fiction, në vitin 2021.
Vendi: Literaturhaus Basel
Moderatore: Franziska Zaugg
Lexim gjermanisht: Claudia Jahn
Prezantimi do të mbahet në gjuhën angleze.
Fillimi: 0ra 19.00
Në mbyllje do të ketë një aperitiv për të festuar ditëlindjen e Literaturhaus.
The post Në Bazel prezantohet libri “Frei” i Lea Ypit appeared first on Albinfo.