Gjeneva dhe Cyrihu do të mirëpresin autorin nga Kosova, z. Enver Dugolli, i cili njëkohësisht është zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve kulturore të muajit nëntor.

Me rastin e Ditës Botërore të Shkrimtarëve në Burg, Shoqata Kulturore Dora d’Istria nga Gjeneva, bashkë me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqërinë Kulturore Artistike Ilirët nga Lozana, organizojnë mbrëmje promovuese kushtuar librit „Për Kosovën Republikë“ të autorit Enver Dugolli.

Në Gjenevë, aktiviteti do të mbahet më 14 nëntor 2026, nga ora 19 :00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po i njëjti aktivitet është organizuar edhe më 15 nëntor nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih e cila do ta prezantojë librin para mërgatës shqiptare në pjesën gjermanofone të Zvicrës nga ora 18 :00.

Këto veprimtari synojnë të sjellin në vëmendje kujtesën historike, përvojën e burgosjes politike dhe sakrificat për lirinë e Kosovës, si dhe të nxisin reflektimin dhe dialogun mbi fjalën e lirë, kujtesën kolektive dhe përcjelljen e historisë te brezat e rinj.

Musa Jupolli, në cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë, studiues dhe autor i shumë veprave letrare, në emër të kësaj lidhjeje do të jetë pjesë aktive e panelit promovues në Gjenevë. Ndërsa artistët e Shoqërisë Kulturore Ilirët do të jenë zëri i fragmenteve nga vepra „Për Kosovën Republikë“ dhe një pasuri e shtuar artistike e mbrëmjes.

Ngjarja në Gjenevë do të përcillet edhe me praninë e shumtë të atdhetarëve nga Kosova të njohur për veprimarinë e tyre liridashëse, aktivistë edhe në mërgatë e ish të burgosur politikë për  Kosovën Republikë si dhe miq të Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontakt për media:

Gjenevë

info@dora-distria.ch

Cyrih

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

consulate.zurich@rks-gov.net

 

Aktiviteti në Gjenevë:

Data: 14 nëntor 2026

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ora: 19:00

Vendi: SWISS UMEF

University of Applied Sciences Institute

187 Route d’Aïre

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

1219 Aïre, Gjenevë

 

Aktiviteti në Cyrih:

Data: 15 nëntor 2026

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ora: 18:00

Vendi: Konsullata e Republikës së Kosovës

Eugen-Huber-Strasse 19A

8048 Zürich

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ju ftojmë ta shënoni këtë datë në agjendën tuaj.

 

Mirë se vini!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Në Gjenevë dhe në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit „Për Kosovën Republikë“ appeared first on Albinfo.