Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur ekspozitën “Liria” të fotografit të njohur kosovar, Hazir Reka, përcjell albinfo.ch.

Ekspozita paraqet një koleksion fotografish që dokumentojnë momente të rëndësishme nga historia e Kosovës, duke pasqyruar sakrificën, qëndresën dhe shpresën e popullit të saj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, e vlerësoi Hazir Rekën si “kronistin jozyrtar të historisë moderne të Kosovës”, duke theksuar se objektivi i tij ka fiksuar ngjarjet më të rëndësishme nga periudha e represionit, rezistencës paqësore, luftës, çlirimit dhe shtetndërtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Dugollit, ekspozita përfaqëson një dëshmi të çmuar vizuale të historisë së Kosovës dhe të miqësisë së veçantë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Albinfo.ch

The post Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka appeared first on Albinfo.