Nesër, në Gjenevë: Premiera e filmit të Luana Bajramit “Kodra ku vrumbullojnë luaneshat”

Filmi “Kodra ku vrumbullojnë luaneshat” është historia e tri shoqeve të reja. Të rritura në një fshat ku mbretëron injoranca dhe monotonia, ato, në lulëzimin e jetës së tyre vendosin të dalin së bashku nga fshati.

Kështu prezantohet filmi i përmendur, nga distributori i tij për Zvicër, me rastin e fillimit të shfaqjes së tij në kinemanë “Grütli” të Gjenevës.

Nesër, më 28 prill jepet parapremiera ndërsa nga 5 deri më 10 maj do të shfaqet filmi për publikun e gjerë, në kinemanë e përmendur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bëhet fjalë për filmin e parë të regjisores dhe aktores së re shqiptare që jeton në Francë, Luana Bajrami.

Subjekti i filmit bartet nga tri figurat markante të përmendura më lartë, të cilat rebelohen kundër padrejtësisë së gjendjes së tyre që “nuk e kanë zgjedhur vetë”.

Ne ndjekim kështu evoluimin e këtyre tri zemrave që na bartin me të qeshurat e tyre, me entuziazmin, me shpresat dhe me lotët e tyre. Nëpërmjet tyre filmi pikturon epokën në të cilën ne e vendosim veten në pyetje  kërkojmë veten, tjetrin, transmeton albinfo.ch. Filmi pra pikturon këtë kërkim për të mirën, por mbi të gjitha kërkimin e mundësisë për marrje të vendimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I gjithë filmi është ndërtuar rreth dëshirës së ethshme të emancipimit rinor: këtij mllefi për të shpërthyer prangat që mbajnë lidhur këto tri vajza të reja.

Krahas regjisë, Luana Bajrami ka bërë edhe skenarin e filmit që është një bashkëprodhim Kosovë – Francë. Ndërsa në rolet kryesore paraqiten: Flaka Latifi, Urate Shabani dhe Era Balaj.

Regjisorja, Luana Bajrami do të jetë e pranishme në Gjenevë në kinemanë Grütli të enjten më 28 prill për të prezantuar filmin para publikut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së këtij filmi në Zvicër.

The post Nesër, në Gjenevë: Premiera e filmit të Luana Bajramit “Kodra ku vrumbullojnë luaneshat” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";