Nga 2-5 maj në Cyrih mbahet edicioni i katërt i Kino Kosova

Këtë vit, festivali “Kino Kosova” prezanton një përvojë unike të festivalit të filmit të përqendruar rreth temës së “Past Future” (E ardhmja e shkuar). Fokusi është në mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës janë të ndërthurura drejtpërdrejt me të ardhmen.

Përzgjedhja e edicionit të këtij viti në Cyrih është e kuruar mirë, duke na mundësuar të zhytemi në përvoja të ndryshme, horizonte të reja, tema universale dhe gjuhë kinematografike tërheqëse.

Kino Kosova do të mbajë edicionin e katërt në Cyrih nga data 2 deri më 5 maj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në natën e nisjes së këtij edicioni do të mbahet koncert nga Agona Shporta dhe Tringa Sadiku që do të shpalosin përpunime këngësh së folkut të Kosovës e Shqipërisë. Derisa dyshja është duke përfunduar xhirimin e një albumi me një formacion më të dendur instrumentesh, kjo performancë u rikthehet fillimeve të bashkëpunimit të tyre dyvjeçar.

Agona Shporta është vokaliste, aranzhuese dhe interpretuese nga Prizreni. Ajo përfundoi studimet e saj të performancës vokale në New School for Jazz and Contemporary Music në Nju-Jork, dhe po kryen studimet Master në Produksion Kreativ në Institutin Catalyst në Berlin. Midis tingujve të Ballkanit, Indisë dhe Jazz-it, muzika e Agonas ndërthur një përzierje të pasur dhe të larmishme kulturash përmes një zëri dhe interpretimi origjinal.

Tringa Sadiku është një nga talentet e reja muzikore më të vlerësuara në Kosovë. Performancat e saj zbulojnë nuancat më të sofistikuara të interpretimit muzikor, duke shprehur intuitë dhe përkushtim të thellë. Tringa ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe aktualisht studion në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Graz në klasën e Prof. Lukasz Kuropaczeëski dhe Paolo Pegoraro. Ajo ka performuar në koncerte të shumta dhe festivale e koncerte prestigjioze në Kosovë dhe në mbarë Evropën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nga 2-5 maj në Cyrih mbahet edicioni i katërt i Kino Kosova appeared first on Albinfo.