Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare

Në Universitetin prestigjioz të Harvardit është zhvilluar një aktivitet kulturor me rëndësi të veçantë, ku është promovuar vepra e autores shqiptare me banim në Kanada, Armenida Qyqja, transmeton albinfo.ch.

Libri i saj në gjuhën angleze, “Golden Armor”, pritet të bëhet pjesë e bibliotekës së këtij institucioni të njohur botëror, duke shënuar një tjetër sukses për prezantimin e letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Aktiviteti u moderua nga Prof. Dr. Inga Zhghenti, e ardhur nga Nju Jorku, ndërsa librin e prezantoi botuesi amerikan Dustin Pickering nga Teksasi. Gjatë fjalës së tij, Pickering vuri në pah vlerat artistike të veprës, duke theksuar mesazhet universale dhe qasjen e veçantë letrare që autorja sjell përmes krijimtarisë së saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Armenida Qyqja është e njohur për lexuesit jo vetëm përmes librave të saj, por edhe përmes shkrimeve dhe poezive që publikon në rrjetet sociale. Krijimtaria e saj karakterizohet nga thellësi psikologjike dhe ndjeshmëri emocionale, ku në qendër vendos njeriun dhe përjetimet e tij, duke trajtuar njëkohësisht tema personale dhe realitete më të gjera shoqërore.

Promovimi i veprës së saj në Harvard u konsiderua një moment i rëndësishëm për kulturën shqiptare, pasi dëshmon për suksesin dhe afirmimin e autorëve shqiptarë në hapësira akademike dhe letrare ndërkombëtare, si dhe për fuqinë e zërit krijues shqiptar përtej kufijve kombëtarë./Albinfo.ch

The post Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";