
Aktiviteti letrar “Eja me Vjeshtën” u mbajt këtë të shtunë që lamë pasdite në bibliotekën Pestalozzi Zurich, organizuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicres. Dhe ne vërtet erdhëm në qendër të mbërthyer mes librave me poezi e prozë, tregime, romane dhe me vjeshtën bashkë.
Çadrën lamë jashtë, këtë kohe gjithmonë mund të mbajë shi. Të shtunën pra u mbajt një takim me shumë poetë, shkrues librash shqiptarë në Zvicër. Të shkruarit është një profesion i vetmuar, ku kalojmë orë të tëra, ditë e javë, të vetëm në shtëpitë tona, në zyrat, në tavolinat tona, në një parking makinash ndonjëherë duke pritur dhe duke shkruar larg, por në një moment kemi nevojë për mbështetjen e shkrimtarëve të tjerë.
Shkrimtarët vendas me të cilët mund të krijojmë një miqësi mund të jenë një si mjet shpëtimi dhe rrjetezimi për ta, per ne. Vjen një kohë kur të gjithë shkrimtarët kanë nevojë dhe madje dëshirojnë bashkëpunim dhe ndërveprim me shkrimtarët tjerë. E ku ka me mire se sa një ndejë e zgjuar në dhomat e bibliotekës për ditë vjeshte me zëra autorësh dhe autorësh. Organizuar mirë dhe këndshëm.
Çfarë u bë? Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, me seli në Cyrih, në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta, mbajti më 1 tetor manifestimin letrar “Eja me vjeshtën”. Hapjen e bëri kryetari i kësaj shoqate Bujar Salihu, i cili na ftoi me një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë të pranishmëve aty duke i prezantuar te gjithe krijuesit aty.
Në vazhdimin e orës letrare të kësaj pasditeje do e merrte fjalën dhe nikoqirja e kësaj biblioteke, drejtoresha Suela Jorgaqi, e cila dhe paraqet një kalendar ngjarjesh ne te ardhmen. Ajo tha që ne tashme jemi në biblioteken tonë, kjo qendër është bërë një shtepi e bukur edhe e komunitetit tonë ku të vijnë sa më shumë shqiptarë për të lexuar dhe për të zhvilluar aktivitete te tjera, qe organizon kjo biblioteke.
Ejani, vazhdoi ajo keni libra shume të mirë bashke me ambiente dhe salla aktivitetesh, ku mund bëni në të njëjtën kohë dhe anëtarësinë pranë kësaj qendre. Librat duhet lexuar dhe ne duam të kemi këtu sa më shumë shqiptarë.
Në këtë pasdite letrare u bënë dhe takime mes krijuesish, gazetarësh e të tjere të ftuar. Prezantim librash, lexim poezish, bashkëbisedim në mes të pjesëmarrësve si dhe muzikë të zgjedhur. Disa autorë me një poezi, një autobiograf me volum faqesh prej libri shkruar histori arbëreshe me ftese apo lajmërim per ngjarjen e rradhës, nga gazetari veteran, Rexhep Rifati.
Të tjere autore vijne. Këtë rradhe Vaxhid Xhelili me disa botime librash por dhe me histori te vetë autorit ku tregon aventurëne tij të rrugës me biçikletë nga Zvicra në Luginën e Preshevës, që ndërmori ai në majin e këtij viti. Plot tetëmbëdhjetë dite ajo rrugë vazhdoi, ecje mes peripecish njerëzish dhe hartash gjeografike…
Nga kureshtja ne sallë linden shumë pyetje për autorin. Përgjigjet shkurt sepse duhej të linte vend për autorët tjerë.
Shaip Beqiri një tjetër autor i cili me përkushtimin e tij për poezinë, krahas leximit të poezisë së tij foli për projektin e madh të veprës së tij publicistike që kapërthen 50 vite (1972-2022).
Ai rrëfen se si shqiptaret e Kosovës bashkë me mallin, në mërgim kishin marrë dhe valixhe me tregime, poezi. Të gjithë i bartin me vete, dhe si te mos i shkruash këto. Ja përse duhet të dimë, ja përse duhet të lexojme dhe ja përse dalin bukur gjithmone këto pasdite. Të njihemi duke folur e shkruar.
Prezantuan veprat e tyre: Brahim Avdyli, Valdet Berisha, Muharrem Blakaj, Kimete Dervishi, Xhevdet Kallaba, Ilir Xheladini, Vaxhid Xhelili, Afrim Nevzadi (fotograf) e te tjerë.
Në fund fjalën e mori edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Kosovës Shukrije Ramadani. Pos leximit të një poezie të saj, ajo njohu të pranishmit për ndarjen nga jeta të pedagoges universitare Shqiponja Isufit, gjegjësisht për hapat që priten nga komuniteti ynë në Zvicër.
Në fund gjithmonë një apperitiv tavoline mbylli pasditen mes miqsh autorë.
The post Një pasdite e ngrohtë mes krijuesve shqiptarë në Cyrih appeared first on Albinfo.