Janë publikuar nominimet për mbrëmjen më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, “Brit Awards 2021”, transmeton albinfo.ch.

Në këtë event janë nominuar dy artistë shqiptarë, e mirënjohura Dua Lipa dhe për herë të parë artisti Dardan Aliu, i njohur si DJ Regard.

Dua është një nga femrat më të vlerësuara të vitit, me tri nominime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën Physical dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin Future Nostalgia. “3 NOMINIME!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Faleminderit Brits, mezi pres t’u shoh atje!”, citon Lipa. Ndërsa Dj Regard ka reaguar mjaft i emocionuar për këtë nominim. “Nuk mund ta besoj që Secrets është nominuar për Këngën Britanike të vitit në këtë edicion të Brits”. /Albinfo.ch

The post Nominohen dy artistë shqiptarë në eventin “Brit Awards 2021” appeared first on Albinfo.