Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri

Artisti shqiptar Sidrit Vokshi në garën për të përfaqësuar Austrinë ne „Eurovizion“ u vlerësua me zero pikë nga juria për këngën e tij “Wenn ich rauche” (Kur pi duhan). Një moment shokues, që u ndjeh edhe në studio. Sidomos pasi prezantuesi  Eric Papilaya sapo kishte theksuar se Sidriti ishte “pikërisht personi i duhur për Eurovisionin” – dh kjo jo vetëm për shkak të historisë së tij prekëse, shkruan „heute.at“, transmeton albinfo.at

Sidrit Vokshi erdhi në Vjenë si fëmijë duke ikur nga gjendja jo stabile e vendit në Shqipëri, mësoi gjermanishten me ndihmën e një CD-je të Maria Bill – dhe përmes kesaj gjuhe u dashurua me muzikën pop te Austrisë.

Por, ndërsa Sidriti u largua duarbosh nga „Vienna Calling„ në studion e ORF-it, jashtë po ndodh e kundërta

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Listat e iTunes paraqesin një pamje krejtësisht të ndryshme: Sidriti është aktualisht në vendin e dytë – i mposhtur vetëm nga fituesi i kësaj gare Cosmó i cili  me këngën e tij “Tanzschein” do të përfaqësoj Austrinë ne Eurovision.

Sidriti është shhmë larg që ta rrëzoj nga froni Cosmon, por vendi i dytë duket si një përgjigje e vonuar, por shumë e qartë.

„Tensioni është ulur”

Vetë Sidriti mbetet jashtëzakonisht i qetë dhe mirënjohës. Pas përfundimit te gares, Sindriti bëri një postim ne instagram duke shprehur fjalë të sinqerta. “Disa javë më parë nuk isha as kandidat për „Vienna Calling“, dhe pastaj të premten papritmas e gjeta veten duke qëndruar në këtë skenë të madhe dhe të bukur. Qëllimi im i vetëm ishte të këndoja ‘Wenn ich rauche’ (Kur pi duhan) njëqind për qind sinqerisht dhe pa filtër. Sapo këndova notat e para, i gjithë tensioni thjesht u zhduk, ka thënë Sidriti për heute.at, përcjell albinfo.at

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asnjë pakënaqësi, asnjë dramë – në vend të kësaj, mirënjohje për një udhëtim të shkurtër, por intensiv në Eurovision. Fundja, ky mbetet një moment klasik i Eurovisionit: Juria thotë jo – publiku thotë po. Në një farë mënyre, të gjithë mund ta merrnin në shtëpi fitoren e tyre.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri appeared first on Albinfo.