Nxënësit e Shkollës Shqipe në Düsseldorf kanë marrë pjesë me një program artistik në orën letrare “Shenjtorja”, e organizuar më 18 tetor 2026, në nderim të Shën Nënë Terezës dhe dhjetëvjetorit të shenjtërimit të saj. Aktiviteti mblodhi bashkë krijues shqiptarë dhe përfaqësues të komunitetit, shkruan albinfo.ch.

Veprimtaria u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, në bashkëpunim me Misionin Katolik Shqiptar në Düsseldorf.

Përmes paraqitjes së tyre artistike, nxënësit kontribuuan në këtë ngjarje kushtuar figurës së Nënë Terezës, e cila mbetet një simbol i humanizmit, përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë dhe krenarisë shqiptare në botë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrja e fëmijëve në aktivitete të tilla dëshmon rëndësinë e shkollave shqipe në diasporë, jo vetëm për mësimin e gjuhës amtare, por edhe për përcjelljen te brezat e rinj të traditave, vlerave kulturore dhe figurave të rëndësishme të historisë shqiptare.

Përfaqësuesit e shkollës kanë shprehur krenarinë për nxënësit dhe kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit shqiptar në Gjermani./Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nxënësit e Shkollës Shqipe në Düsseldorf nderojnë Shën Nënë Terezën me program artistik appeared first on Albinfo.