
Nën dirigjimin e Dario Salvit do të interpretohen vepra nga Mulliqi, Beqiri, Alickaj, Verdi, Puccini dhe de Falla, përcjell albinfo.ch.
Bashkë me orkestrën do të paraqitet edhe sopranoja e mirënjohur Besa Llugiqi, e cila në një prej pikave do të shoqërohet edhe nga tenori i ri Rizah Jahaj ndërsa solist tjetër i mbrëmjes do të jetë saksofonisti virtuoz Vitaly Vatulya
Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, dhe Ambasada e Kosovës në Sofje, në partneritet me Filharmoninë e Sofjes.
Advertisement
Koncerti mbahet në ”Bulgaria Hall” prej orës 19:00.
The post Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte do të performojë në Sofje appeared first on Albinfo.