Orkestra e të Rinjve të Kosovës, koncert për 28 Nëntorin, në Gjermani

Më 30 nëntor, në Emmendigen, (Baden Württemberg) të Gjermanisë, Orkestra e të Rinjve të Kosovës mban një koncert për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Koncerti është organizuar në bashkëpunim me shoqatën e njohur shqiptare “Yjet e Kosovës” që vepron në këtë qytet.
Po këtë ditë, në kuadër të festimeve do të jepet edhe një shfaqje teatrore, e përgatitur nga aktori i njohur i Kosovës, Ismet Azemi.

Themeluesi dhe dirigjenti i orkestrës së përmendur, Shkumbin Gashi me këtë rast i drejtohet publikut shqiptar të regjionit e më gjerë, për të vizituar koncertin.

“Të dashur miq, të dashur bashkatdhetarë,
Nëse doni të përjetoni një ngjarje të veçantë kulturore kushtuar festave të Nëntorit dhe më shumë, ju ftojmë në Koncertin e Orkestrës së të Rinjve të Kosovës më datë 30.11.2024, ora 16:00, në Emmendingen.
Bashkatdhetarë nga rrethet Freiburg, Stuttgart dhe Baden-Württemberg, nga e gjithë Gjermania, si edhe ata nga Zvicra, ju lutemi të mos humbisni këtë mundësi, sepse për herë të parë një Orkestër Sinfonike bëhet pjesë e një manifestimi të tillë kulturor në Gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky event organizohet në bashkëpunim me shoqatën shqiptare “Yjet e Kosovës” në Emmendingen, nën drejtimin e Tahir Shabanit. Programi është përgatitur me shumë kujdes, duke përfshirë perlat e muzikës shqipe si “Baresha”, “Unë biri yt Kosovë” etj.
Falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur, nga MKRS e deri te familjet shqiptare (dhe jo vetëm)”, thuhet në fund të ftesës së Shkumbin Gashit, drejtues i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës.

The post Orkestra e të Rinjve të Kosovës, koncert për 28 Nëntorin, në Gjermani appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";