minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm

0
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm

Shkrimtari i talentuar, Pajtim Statovci, është nderuar me çmimin prestigjioz “Finlandia” në Finlandë, për romanin e tij të katërt, “Lopa pjell natën”, shkruan albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Kosovës në Stokholm, e cila edhe e ka uruar shkrimtarin Statovci.

“Ky çmim nderon jo vetëm talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe trashëgiminë dhe traditat shqiptare që pasqyrohen në veprat e tij. Me një stil të bukur, por realist, Statovci ndërthur përvojat e luftës, jetën e refugjatëve dhe historitë tragjike të individëve, duke krijuar një zë të veçantë në letërsinë finlandeze dhe atë ndërkombëtare”, ka thënë ambasada.

Advertisement

Në njoftim thuhet po ashtu se Pajtim Statovci, i lindur në Kosovë dhe rritur në Finlandë, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me romanet e tij, të përkthyera në 17 gjuhë dhe të vlerësuara me çmime të shumta.

Ambasada e Kosovës në Stokholm tha se veprat e Statovcit kanë ngjallur interes edhe në botën e teatrit, ku romanet e tij janë dramatizuar dhe vënë në skenë në teatro të njohur finlandezë.

“Pajtimi është një krenari kombëtare dhe një frymëzim për të gjithë ne! I urojmë suksese të mëtejshme dhe presim me padurim veprat e tij të ardhshme”, u tha në njoftimin e ambasadës.

The post Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit