Pas anulimit të vitit të kaluar, Albafestival mund të zhvillohet

Për shkak se qyteti i Cyrihut nuk e kishte miratuar për një kohë të gjatë organizimin e festivalit të muzikës shqiptare Albafestival në terrenin rreth stadiumit Hardturm, ai nuk e kishte të mundur të zhvillohej në vitin 2023. Por, tani është arritur një marrëveshje për ndryshimin e vendndodhjes, transmeton albinfo.ch.

Organizatorët njoftuan të hënën se presioni politik kishte pasur një efekt, dhe festivalit nën qiell të haur iu dha një vend i ri në zonën e kazermës (Kasernenareal) të Cyrihut në qershor.

“Zona e kazermës është zgjidhja ideale për ne”, thotë drejtori menaxhues Adem Morina, duke u pronocuar në emrin e Alba Festivalit. Në vitin 2023, festivali u anulua në një njoftim të shkurtër pasi qyteti i Cyrihut dha lejen shumë vonë, sipas organizatorëve, shkruan tages anzeiger. Ata shkruan në atë kohë se asnjë program me cilësi të lartë nuk mund të organizohej brenda vetëm shtatë javësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Leja e festivalit ishte revokuar po ashtu përmes një njoftimi të shkurtër, edhe në vitin 2021, për shkak të situatës së tensionuar të koronavirusit në spitalet e Cyrihut.

Tre muajt e mbetur të përgatitjes për festivalin që pritet të mbahet nga 21 deri më 23 qershor 2024 janë ambicioze por të realizueshme, tha Morina. Ekipi i festivalit është shumë mirë i koordinuar dhe punon shumë profesionalisht. Ata tani duan të bëjnë një program fantastik me shumë yje të estradës shqiptare.

Me mbi 20,000 vizitorë, Festivali Alba pretendon të jetë festivali më i madh nën qiell të hapur për muzikën pop shqiptare në Evropë, përcjell albinfo.ch. Ai konsiderohet nga organizatorët si një “festival që bashkon njerëzit” që dëshiron të bëjë “bukurinë dhe diversitetin e kulturës shqiptare” të prekshme për të gjithë.

The post Pas anulimit të vitit të kaluar, Albafestival mund të zhvillohet appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";