“Pasaporta” – filmi i regjisorit shqiptar, Eduart Grishaj, do të shfaqet në pesë qytete të Zvicrës

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ftuar shqiptarët në shfaqjen ekskluzive të filmit “Pasaporta”, një dramë e fuqishme dhe emocionuese nga regjisori i njohur Eduart Grishaj.

Në bazë të njoftimit, filmi, i bazuar në histori të vërteta, trajton temën e emigracionit të paligjshëm përmes historisë së dy të rinjve që ëndërrojnë një jetë më të mirë, por përballen me rreziqe dhe pasoja tragjike, transmeton albinfo.ch.

“’Pasaporta’ është një reflektim i fuqishëm mbi realitetin e emigracionit dhe një thirrje për zgjedhje të mençura”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filmi do të shfaqet në:

  • Basel, më 8 shkurt, ora 20:00 Saal 1 Kuchlin (Steinenvorstadt 55),
  • Gjenevë, më 9 shkurt, ora 20:00 Pathè Balexert (Av. Louis-Casai 27, 1209 Vernier),
  • Cyrih, më 10 shkurt, ora 19:00 Pathè Dietlikon (Moorstrasse 2, 8305 Dietlikon),
  • Lozanë, më 11 shkurt, ora 20:00 Pathè Flon (Rue du Port-Franc 16),
  • Bernë, më 12 shkurt, ora 20:00 Pathè Westside (Riedbachstrasse 102, 3027).

The post “Pasaporta” – filmi i regjisorit shqiptar, Eduart Grishaj, do të shfaqet në pesë qytete të Zvicrës appeared first on Albinfo.