Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias merr vëmendje në shtypin ndërkombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka njoftuar se Pavijoni i Republikës së Kosovës në edicionin e 60-të të Bienales së Venecias, ka marrë vëmendjen e shtypit ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.

Mediume të njohura për art dhe kulturë si Le Quotidien de l’Art, Artnet, ArtReview, Kunstforum e Widewalls ndër të tjera kanë raportuar për pjesëmarrjen e Kosovës në edicionin e 60-të të Bienales së Venecias.

“Në këtë edicionin, Republika e Kosovës prezentohet nga artistja Doruntina Kastrati me projektin ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’ të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Bienalja e Venecias do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.

https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/pfbid0cZqiua99cnBBxSatCMnvUScFJVu7wjtWpjQoLwd3Lp8wLu2vZFHP5mLGqyZDQeCyl

 

The post Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias merr vëmendje në shtypin ndërkombëtar appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";