Përmes prezentimeve, promovimeve dhe debateve, Kuvendi ringjall kulturën shqiptare në Lozanë

Përgjatë tri ditëve është zhvilluar edicioni i kulturës shqiptare, me vendtakim në Lozanë, i organizuar nga Kuvendi i shqiptarëve në Zvicër. Gjatë kësaj fundjave u prezantuan arti e letërsia dhe arsimimi, por me një fokus të veçantë në çështjet politike që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me rëndësinë e diasporës në këtë drejtim.

Zyrtarisht hapja e këtij manifestimi u bë të premten, më 11 nëntor, me ekspozitën dhe librin “ARBËRESHËT-fotosintezë e shpirtit tim”, të Rexhep Rifatit, i cili përmes kësaj përjetësoi ruajtjen e kulturës dhe traditës arbëreshe ndër vite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbrëmjen e ditës pasuese organizatorët kishin ftuar në panal Hilmi Gashi, si ekspert i çështjeve të migracionit dhe sindikalist, Bashkim Iseni, doktor i shkencave politike si dhe drejtor i zyrës për imigracion në qytetin e Lozanës, Musa Kamenica, politolog dhe Alisa Buzhala, gazetare në platformën mediale albinfo.ch (nga të cilët edhe është përcjellë ngjarja), në një debat ku si tematikë ishte “Pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën politike në vendet e prejardhjes”.

Kjo çështje u pa me interes edhe nga publiku që ishte prezent, duke i vënë në diskutim pyetjet se a duhet diaspora të votojë në zgjedhjet për formimin e qeverive në vendlindje, cili është roli i saj dhe a do të ndikonte përfshirja pozitivisht në interesat e komunitetit shqiptar, a po shihet mërgata si një faktor real në zhvillim apo vetëm si objektiv në fitimin e votave të tyre. Po ashtu u fol edhe se si të gjenden struktura që ndihmojnë në formësimin e një përfaqësimi të denjë të shqiptarëve, përmes kandidatëve politikë, shoqatave dhe profesionistëve të fushave të ndryshme.

“Neve që jemi të anagazhuar në politikë në vendet ku jetojmë e veprojmë na bjen barra për të punuar në drejtim të unitetit, prandaj është shumë e rëndesishme të mos ketë përqarje mes kandidatëve e shoqatave që të mund të punojmë se bashku drejt mundësisë në vendimmarrje”, u shpreh Musa Kamenica, asamblist komunal në Lozanë. Ndërsa, ndër të tjera, Bashkim Iseni theksoi se integrimi dhe angazhimi politik i shqiptarëve në vendet pritëse do të ndikonte rrjedhimisht të qenit efikas dhe të shihej si potencial në vendet e origjinës. Ndërkaq Hilmi Gashi e shprehi si nevojë profesionalizimin e kuvendit shqiptar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë bashkëbisedimit doli në pah dëshira, lidhja shpirtërore me atdhe, e cila motivon mërgimtarët që ende të kontribojnë si në zhvillimin social e ekonomik, ashtu edhe politik.

Për të relaksuar atmosferën e mbrëmjes këngëtarja Fatjeta Barbullushi, nën shoqërinë e gitarës së Fejzullah Zumberit, kishin përgatitur një program muzikor të mirëfilltë me këngë popullore të vjetra shqiptare, kështu duke rikthyer tingujt artistikë dhe vlerat e muzikës shqipe.

Në pasditen e së dielës së 13 nëntorit u mbajt një konferencë nga LAPSH-i për të ndarë informacione rreth shkollës në gjuhën shqipe, e cila punon vazhdimisht në arsimimin dhe edukimin e nxënësve shqiptarë, duke i ofruar metoda të reja të mësimit dhe duke ndarë përvoja nga interesimi dhe vlera e të pasurit shkolla shqipe në Zvicër. Orhan Spahiu foli për bashkëpunimin e Kuvendit të shqiptarëve me këto shkolla, ndërsa Liburn Mehmetaj prezentoi disa projekte të reja, ndër to projektin “tutor#shqip” për mësimin plotësues, i cili është konstatuar i nevojshëm për fëmijët që flasin gjuhën amë, po njëkohësisht marrin mësimet në shkollat e rregullta zvicerane. Aty u cilësua si pozitive edhe fakti që ekziston një bashkëpunim i mirë mes Republikës së Kosovës me shkolla shqipe, në veçanti furnizimi me libra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mehmetaj gjithashtu pranoi që digjitalizimi e ka ndihmuar shumë procesin e punës në shkolla dhe si rrjedhojë, të interesuarit e kanë më të lehtë qasjen dhe menagjimin e kësaj strukture.

Në këtë organizim nuk kishte se si të mungonte letërsia, si një ndër degët më të rëndesishme të ruajtës së gjuhës përmes krijimtarisë së së shkruarit. “101 poezi zvicrane” të përkthyera dhe përshtatura nga Kujtim Shabani, u prezantuan para publikut përmes leximit të disa prej tyre. Nga gjuha gjermane në atë shqipe u vërejt një dallim i bukur letrar, me ç’rast publiku u pa që i përjetonte ndryshe interpretimet e poezive në gjuhën shqipe, sigurisht me një lidhje më të fortë emocionale. Krijuesi i kësaj përmbledhje poezish tregoi që është një adhurues i letërsisë dhe kjo e ka bërë që të punojë shumë në përzgjedhjet dhe përshtatjet e kësaj forme letrare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktiviteti i fundit i fundjavës së kulturës shqiptare iu dedikua prezentimit të dy librave të autorëve shqiptarë, Ilir Xheladini me “Le carrefour des destins” (në shqip; Udhëkryci i fateve), në të cilin libër flet për dy personazhe kryesore, dy vajza nga dy vende te ndryshme, të cilat janë në kërkim të dashurisë së vërtetë, kështu duke besuar që fati ndeshet në një udhëkryq të jetës.

“ Perëndeshat e përdhosura” (e rikrijuar edhe në frëngjisht; “Les Déesses profanes”), shkruar nga Shemsi Makolli, shtjellon një tematikë sociale, për të mbijetuarat e dhunës në luftën e fundit në Kosovë. Autori përmes poezisë provon të ndikojë që të thyhet heshtja kolektive ndaj kësaj tematike që është krijuar nga një shoqëri patriarkale.

Pos përmbledhjes së përmbajtjeve të këtyre veprave letrare, aty u fol edhe për rëndësinë e letërsisë si një rrugë drejt vënies në sipërfaqe të çështjeve sociale si dhe formë e duhur për formimin e historisë si popull.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me gjithë këto aktivitete u përmbyll organizimi i udhëhequr nga Kuvendi shqiptar në Zvicër, duke ndikuar në krijimin e një imazhi të ri ndaj komunitetit shqiptar përmes arsimimit, integrimit dhe ruajtjes së vlerave kulturore.

Autore e artikullit: Alisa Buzhala

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

The post Përmes prezentimeve, promovimeve dhe debateve, Kuvendi ringjall kulturën shqiptare në Lozanë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";