Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani

Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi ka mbajtur një mbrëmje të veçantë pianistike në Gjermani, ku interpretoi veprën e famshme “Goldberg Variationen” (BWV 988) të kompozitorit legjendar Johann Sebastian Bach, transmeton albinfo.ch.

Koncerti u zhvillua në ambientet e Graue Burg në Bornheim-Sechtem, duke mbledhur artdashës dhe adhurues të muzikës klasike, të cilët patën mundësinë të shijojnë një nga veprat më të rëndësishme të repertorit pianist botëror.

“Goldberg Variationen” konsiderohet një prej kryeveprave më të mëdha të Bach-ut dhe një sfidë artistike për çdo pianist, për shkak të kompleksitetit teknik dhe interpretativ që kërkon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes interpretimit të saj, Fatjona Maliqi dëshmoi edhe një herë talentin, përkushtimin dhe profesionalizmin në skenën muzikore, duke promovuar njëkohësisht vlerat artistike shqiptare para publikut ndërkombëtar.

Ky koncert përbën një tjetër sukses në rrugëtimin e saj artistik dhe një moment krenarie për komunitetin shqiptar në Gjermani dhe më gjerë./Albinfo.ch

The post Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";