Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm nëpër shumë kinema dhe festivale botërore, filmi kosovar “Zgjoi”, duke filluar nga 6 prilli do të fillojë të shfaqet edhe në rrjetin e kinemave të Zvicrës Frankofone (perëndimore).
Kësaj here, për shfaqjen e fimit në kinematë frankofone platforma mediale albinfo.ch dhuron bileta falas, nëse i jepni përgjigje të saktë kësaj pyetjeje të thjeshtë: Si quhet protagonistja e filmit “Zgjoi”:
Yllka Kuqi
Yllka Gashi
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme . Rregullat e pjesëmarrjes: Loja do të fillojë sot më 03.04.2022 dhe do të zgjasë deri më 10.04.2022.
10 bileta falas do të dhurohen për te shikuar filmin në La-Chaux-de-Fonds (si pjesë e Festivalit Film du Sud) 10 bileta falas për Neuchâtel (po kështu si pjesë e Festivalit Film du Sud).
Po ashtu 10 për në në kinemanë “Scala” në Gjenevë dhe 10 në Lozanë në kinemanë “Pathé Les Galeries”
Loading…
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjeç. Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës albinfo.ch dhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes. Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori. Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail. Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi. E drejta për modifikim të rregullave Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
“Zgjoi”, nga 6 prilli shfaqet edhe në kinematë e Zvicrës frankofone
The post Platforma albinfo.ch dhuron 40 bileta falas për të shikuar filmin « Zgjoi » appeared first on Albinfo.