
Filmi shqiptar “BOMBA” po vazhdon xhiron e premieres në shumë kinema të Zvicrës, me të pranishëm kryesisht shqiptarë dhe zviceranë.
Më 26 shkurt në Moserstrasse të kantonit të Bernës, duke filluar nda ora 17.30 në kinemanë “Cine ABC, Moserstrasse 24, 3014, shfaqet filmi artistik “BOMBA” në regjinë e aktorit JAMES FETAHU, dhe aktorët nga Kosova, të njohur për publikun shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Filmi “Bomba” u shfaq edhe para disa javësh në Bellinzon, Kanton Ticino dhe në Bernhardzell të Zvicrës para një audiece të gjerë.
Vlen të theksohet se ky film që shfaqet si premierë për Zvicër, trajton ngjarje të vërtetë gjatë luftës në Kosovë.
Me datë 25 shkurt, filmi kosovar do të shfaqet edhe në Solothurn të Zvicrës, ku të pranishëm do të jenë edhe aktorët e filmit.
Detajet mund t` i shihni me poshtë në poster:
The post Premiera e filmit “BOMBA” do të shfaqet edhe në Bern të Zvicrës appeared first on Albinfo.