Prezantim i denjë i kulturës shqiptare në festën e qytetit Affoltern am Albis

Në manifestimin e mbajtur me 18.6.2022 në Affoltern Am Albis, Kantoni i Cyrihut ishin tubuar shumë njerëz nga nacionalitete të ndryshme .

Edhe pse ishte kohë e nxehtë dhe temperaturat e larta, përgjigjja ishte mjaft masive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këto kushte vape, nxënësit shkollës shqipe me veshje kombëtare dhe pionierët e Shkollës së Vallëzimit “Shota”, të themeluar nga Agron Bajrami, u përkujdesën për gjallërimin e manifestimit.

Me valle të mrekullueshme dhe gërshëtim të valleve tradicionale nga të gjitha trojet shqiptare, ngritën në këmbë të pranishmit.
E gjithë kjo ishte një dëshmi se Agroni ka lënë diçka pas vetes e ne të gjithë duhet ta përkrahim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç thuhet zakonisht, për të ndodhur diçka, gjithmonë duhet të ketë një iniciator. Në këtë rast kjo ishte veprimtarja e arsimit shqip në këtë regjion, zonja Sahadete Rashiti. Ajo njihet me angazhimin e saj në këtë regjion, sepse ajo, veç tjerash, në çdo takim me përfaqësuesit e arsimit në qytetin Affoltern Am Albis prezanton denjësisht arsimin shqip.

The post Prezantim i denjë i kulturës shqiptare në festën e qytetit Affoltern am Albis appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";