Producenti suedez i yjeve ndërkombëtar, ka përzgjedhur Erza Muqollin, si talenten e parë në projektin e tij

Mësohet se producenti i njohur suedez, Rami Yacoub, i cili ka bashkëpunuar me yje të mëdha botërore, ka përzgjedhur artisten kosovare, Erza Muqolli, si talentin e parë në projektin e tij #RamiYacoubDiscovers, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi, ku e cilëson artisten kosovare si një talent të jashtëzakonshëm.

“16 -vjeçarja Erza Muqoli është një talent i jashtëzakonshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I lumtur të zbuloj artistin tim të parë për #RamiYacoubDiscovers

Erza Muqolli është një 16 – vjeçare  nga Franca me rrënjë nga Kosova. Një talent i jashtëzakonshëm që besoj se do të shkojë shumë larg.” – ka shkruar ai në Instagram.

Rami Yacoub, ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur si Brittney Spears, Lady Gaga, Ariana Grande, Selena Gomez, Nicki Minaj, Madonna, Backstreet Boys, One Direction, NSYNC, 5 Seconds of Summer, Avicii, Pink, Celine Dion, Weezer e shumë të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Producenti suedez i yjeve ndërkombëtar, ka përzgjedhur Erza Muqollin, si talenten e parë në projektin e tij appeared first on Albinfo.