Program artistik nga Vjena: “Dashni për Pavarësi”

Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me organizatën Kä dhe “Tv Syri Vision”, ndonëse në kohë pandemie, do të sjellin një program artistik kushtuar festës së Pavarësisë së Kosovës.

I emëruar “Dashni për Pavarësi”, ky program artistik do të transmetohet  pikërisht në ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2021, duke filluar nga ora 20.00.

Programi fillon me interpretimin e mezzosopranos Flaka Goranci dhe bashkëbisedim edukativ dhe informativ me dy fëmijë shqiptarë: Nita dhe Tomori që jetojnë në Vjenë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi “Ashikët” do të sjellin një repertor të larmishëm me këngë patriotike dhe popullore nga të gjitha trevat shqiptare.

Ata do të përformojnë në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjakovës, xhiruar nga produksioni “Tv Syri Vision”, i cili do të bëjë edhe transmetimin e këtij manifestimi.

Përveç kësaj, në këtë program do të ketë prezantim të arkitekturës tradicionale nga qytete të ndryshme të Kosovës; prezantim të zejtarisë në Kosovë si dhe prezantim e pamje të arkitekturës tradicionale të qytetit të Vjenës.

Këtë program gjithashtu mund ta ndiqni edhe në një link të posaçëm online në Youtube, i cili do të shpërndahet edhe në faqet e Këshillit Koordinues dhe faqet e tjera të shoqatave bashkëpunuese me Këshillin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky organizim bëhet në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”.

Grupi Ashikët

 

The post Program artistik nga Vjena: “Dashni për Pavarësi” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";