
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), organizon promovimin e librit “Kundrime Letrare” të autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”.
Ngjarja mbahet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, dhe sjell një përmbledhje me recensione dhe vështrime kritike mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare.
E shtunë, 17 maj 2025
Ora 19:30
Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih
Kjo mbrëmje kulturore afirmon mendimin kritik dhe krijimtarinë letrare në diasporë.
Pjesëmarrja me konfirmim: Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih appeared first on Albinfo.