
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), organizon promovimin e librit “Kundrime Letrare” të autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”.
Ngjarja mbahet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, dhe sjell një përmbledhje me recensione dhe vështrime kritike mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare.
Kjo mbrëmje kulturore afirmon mendimin kritik dhe krijimtarinë letrare në diasporë.